Partizani do të luajë sot ndeshjen e dytë në Superligë për këtë sezon, teksa në Shkodër do ketë përballjen e vështirë me Vllazninë, që gjithmonë i ka hapur punë kryeqytetasve.
Po për këtë ndeshje të kuqtë nuk do kenë të disponueshëm as brazilian Da Silva, i falur së fundmi për çështje disiplinore dhe as Eros Grezdën. Ky i fundit ka qenë në grumbullim me të kuqtë deri të hënën kur është stërvitur normalisht, por dy ditët e fundit ka munguar.
Nuk dihet ende arsyeja, pasi klubi nuk ka njoftuar për dëmtim. Madje ashtu si në ndeshjen e parë të kampionatit gjakovari pritej titullar. Mund të jenë të shumta arsyet e mungesës, por nuk përjashtohet as një përçarje me klubin.
Shpeshherë futbollistë të ardhur me bujë në Superligë nga kombëtarja, siç është edhe rasti i Eros Grezdës, janë larguar pa lënë gjurmë dhe duke krijuar hatërmbetje.