Bjorn Eriksson

Mungesë kapaciteti spitalor në kryeqytet, vala e dytë e COVID-19 godet Suedinë

10 Dhjetor 2020, 14:12| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 14:16

  • Share

SUEDI- Kryeqyteti suedez, Stokholmi po përballet me mungesën e kapaciteteve spitalore dhe të stafit mjekësor në këtë valë të dytë të COVID-19. Gjatë një konference për shtyp drejtori i sistemit për kujdesin shëndetësor, Bjorn Eriksson ditën e mërkurë i ka bërë apel për ndihmë qeverisë suedeze në mënyrë që të përmbushin këto mangësi e të punohet me efikasitet për kurimin e pacientëve me koronavirus.

Kapaciet spitalore po shterojnë pasi aktualisht 261 pacientë ndodhen nën për kujdesin e terapisë intensive dhe 83 prej tyre ndodhe në Stockholm gjë që është tepër shqetësuese siç shprehet edhe Erikssoni.

“Ky ishte pikërisht zhvillimi që ne nuk dëshironim të shihnim” ka thënë ai gjatë konferencës.

Gjithashtu të Mërkurën, qeveria Suedeze tha se dëshiron të prezantojë një ligj të përkohshëm pandemik i cili do t'i jepte asaj kompetenca më të gjëra  për të frenuar përhapjen COVID-19. Nëse miratohet, ligji do të hyjë në fuqi në Mars dhe do të zgjasë një vit.

Aktualisht Suedia ka arritur mbi 300.000 raste dhe mbi 7.000 vdekje nga COVID-19 në të gjithë vendin nga fillimi i pandemisë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?