Ahmet Jangulli, i shkarkuar nga vettingu

Kronikë

Mungesë profesionalizmi dhe pasuri e pajustifikuar, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Ahmet Jangulli

15 Maj, 16:27| Përditesimi: 15 Maj, 16:30

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nxjerrë sot (15 maj) nga sistemi i drejtësisë me formë të prerë, ish-gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli, duke e lënë në fuqi vendimin e marrë shtatë vite më parë nga KPK, pasi gjeti mangësi të theksuara profesionale dhe pasuri të pajustifikuara.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz si anëtare, referuar ankimimit të depozituar prej vitit 2023 nga ish-magjistrati.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte vendosur të shkarkonte gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli. Trupa gjykuese e përbërë nga nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari, në atë kohë vendosi t’a shkarkojë Jangullin si të paaftë profesionalisht, si edhe me problem me pasurinë e tij.

KPK sqaroi se sipas hetimeve, gjyqtari Jangulli rezulton se ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë. Gjyqtari rezulton me probleme edhe sa i takon vendimeve të dhëna prej tij, ndërsa DSIK ka konstatuar se gjyqtari është i papërshtashëm.

Sipas KPK, Jangulli ka marrë ryshfet bashkë me prokurorin për lirimin e disa të pandehurve nga burgu. DSIK, nga ana tjetër ka gjetur në relacionin përkatës, se “Jangulli është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën”. Ankesa ka patur edhe për vendimet e tij, që konsiderohet si me teks të pakuptueshëm. Ish-magjistrati nuk e përmbysi dot barrën e provës dhe sot vendimi mbeti në fuqi.

Vendimi i marrë sot nga KPA:

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen me nr. 26 – 38/ 2018 (JR), datë 24.02.2023, që i përket kërkesave të paraqitura nga z. Ahmet Jangulli për rishikimin e vendimit nr. 30 (JR), datë 18.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:

Mospranimin e kërkesave të kërkuesit Ahmet Jangulli me nr. 270 prot., datë 24.02.2023 dhe nr. 47/4 prot., datë 18.12.2024, me objekt rishikimin e vendimit nr. 30 (JR), datë 18.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.05.2025”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hxdjsj: 15/05/2025 16:48

    Duket qe as nuk ia keni idene se ca eshte vendosur me kete vendimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?