PSG humbi 1-3 me Lorientin në "Parkun e Princave" për javën e 33-të në Ligue I. Miqtë turpëruan Messin me shokë, teksa në këtë përballje u vu re edhe mungesa e "fair play-t" nga Kylian Mbappe.
Sulmuesi i PSG-së barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 29-të, duke dërguar shifrat në 1-1. Ka qenë një "vjedhje" e topit dhe gol i shëmtuar nga sulmuesi i PSG, që është kritikuar nga fansat.
Portieri i Lorient, Mvogo ka dëgjuar një fërshëllimë nga tifozët dhe ka menduar se ishte një faull për të tijtë. Pasi la topin në zonë, Mbappe nuk u mendua dy herë duke dërguar shifrat në 1-1 përkohësisht, para se Lorient të shënonte edhe dy herë.