Zamira Kita

Mungoi në festivalin që organizoi vetë, infektohet me COVID aktorja e njohur Zamira Kita!

8 Shtator 2020, 09:23| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 09:48

  • Share

KORÇË- Mungesa e Drejtoreshës së Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita në "Koko Fest" nuk ka qenë e rastësishme.

Mësohet se ajo është infektuar me COVID-19, teksa ka rezultuar pozitiv edhe bashkëshorti i saj. Report Tv mëson se gjendja e drejtoreshës është e mirë, ndërsa më rëndë paraqitet situata për bashkëshortin e saj i cili është shtruar në spital. 

Qyteti i Korçës është një nga qarqet më të prekura në koronavirusi. Referuar shifrave zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë rezultojnë 143 raste aktive si edhe janë regjistruar 12 humbje jete. 

Festivali i komedisë "Koko-Fest", një organizim nga vetë Kita, nisi dje në Korçë duke mbledhur aktorë të njohur të skenës. Janë 6 shfaqje që ndryshe nga herët e tjera skenën do ta kenë në natyrë. Aktorët e njohur Ndriçim Xhepa dhe Rajmonda Bulku. Artistët profesionistë përforcojnë përpara një jurie të përzgjedhur me emrat më të njohur të kinematografisë dhe artit shqiptar si Rajmonda Bulku, Timo Flloko, Ndricim Xhepa. Festivali i komedisë do të vazhdojë për 5 nete me radhe ne qytetin Korçës.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?