Politikë

Mungoi në kampin e LRI në Jalë, Kërpaçi: Kryemadhi do të jetë në ditët në vijim! Do vijojmë me analizën, zgjedhjet në parti do përcaktojnë strukturat drejtuese

24 Gusht 2021, 15:00| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 15:19

  • Share

Dje Lëvizja Rinore për Integrim hapi siparin e kampit në Jalë, një aktivitet i përvitshëm që zhvillon LSI me të rinjtë. Ajo që u vu re ishte mungesa për herë të parë e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, mungesë që shton edhe më shumë pikëpyetjet për pozicionin e saj në këtë parti. Por për kryetaren e LRI-së, Floida Kërpaçi mungesa e saj erdhi si pasojë e angazhimeve të Kryemadhit dhe se ajo do të jetë prezente në ditët në vijim në kampin në Jalë. Në një intervistë për Report Tv, Kërpaçi tha se Kryemadhi është  energjia dhe motivimi i të rinjve dhe se do t'u bashkohet atyre shumë shpejt në Jalë.

"Kryemadhi do të jetë prezente në kamp dhe do ta keni komunikimin e saj në ditët në vijim, ajo është energji dhe motivimi për të rinjtë. Ka një angazhim tjetër por do të na bashkohet shumë shpejt në ditët në vijim, do të jetë këtu shumë shpejt", tha Kërpaçi.

Duke e cilësuar kampin e LRI në Jalë jo vetëm për argëtim, por si akademi verore për të rinjtë që duan të angazhohen në jetën shoqërore e politike, Kërpaçi foli edhe për analizën që ka bërë partia dhe do të vijojë të bëjë në mënyrë që të gjithë të reflektojnë dhe të përmirësojnë pritshmëritë e qytetarëve që ata përfaqësojnë. Ajo tha se brenda partisë do të mbahen zgjedhjet, edhe pse nuk dha një datë, ku do të përcaktohen edhe strukturat drejtuese të partisë.

"Kampi i Jalës është në traditë që LSI e zhvillon jo vetëm si një ambient për të kaluar mirë por si akademi verore për të ngritur grupe te reja për të rinjtë që kanë ambicien dhe vizionin për t'u angazhuar në Shqipëri. Kampi i Jalës është një mundësi  e jashtëzakonshme pasi këtë vit kemi thërritur të gjitha ekipet drejtuese për të drejtuar axhendën vjetore të rinisë dhe hartimin e  punës për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri. Pas zgjedhjeve është e domosdoshme do të shkojmë në zgjedhje brenda partisë ku do të votohet për strukturat dhe për të përcaktuar drejtuesit  e rinj. Ende nuk ka një dalë për zgjedhjet në parti. Pas zgjedhjeve është shumë e rëndësishme analiza që është bërë dhe do të vazhdojë të bëhet në mënyrë që të reflektojmë dhe të përmirësohemi", tha ajo.

Shtatori që vjen që risjellë pas më shumë se dy vitesh  sërish opozitën në ulëset e Kuvendit dhe për Kërpaçin ky sesion i ri parlamentar do të jetë dinamik pasi janë shumë çështje për t'u diskutuar që nga pikëpyetjet për integrimin, shpopullimin, papunësinë etj.

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • REXHEP KASAP BULE LEKA [ KEP LLOSHI KAJES ]: 24/08/2021 13:21

    O REPORT Tv për ju kam shum tespekt po si vazhdoni ju e mereni me ktë kërpaçin kakaçin një kart e djegur. Populli e dha vërdiktin e t7jbpër ktë jashqitje të shoqëris. Prandaj sja vlen kjo lloi llumi të prononcohet te REPORT Tv. Kjo mund të prononcohet te qen peka e sy peshkaqenit që jan të një niveli.

    Përgjigju
    • Haha: 24/08/2021 21:49

      Edhe majes se ka…

    • bilo: 24/08/2021 15:25

      me lsin perpara drejt veres se bythes.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?