Kombëtarja

Mungoi në ndeshjet e Kombëtares, mesfushori lë pas lëndimin

5 Tetor 2022, 19:17| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 19:20

  • Share

Endri Çekiçi ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me Konyaspor. Mesfushori qëndroi larg fushave për tre javë, pas dëmtimin në elitën e Turqisë. Dëmtimi bëri që pogradecari të mos ishte opsion për Edy Rejën në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.

Shqipëria barazoi me Islandën në Tiranë dhe humbi në transfertë me Izraelin, duke mos ia dalë të jetë konkurruese në Ligën B. Vendi i tretë në grup dhe performanca jo e mirë bënë që Kombëtarja mos jetë në garë për Euro 2024 nga kompeticioni i Ligës së Kombeve. Veç Çekiçit, te Shqipëria kishte mungesa të shumta. 25 vjeçari është titullar absolut te Konya në Turqi, duke dhuruar shpeshherë "perla" nga distanca të largëta.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?