Gjithmonë marrëdhënia e tyre ka qenë e tensionuar. Babai i dukeshës Meghan Markle nuk ka qenë i pranishëm në asnjë prej ditëve të rëndësishme të vajzës së tij.
Thomas Markle mungoi dhe në pagëzimin e vogëlushit Archie. Ai ka reaguar për Daily Mail lidhur me mungesën në ditën e rëndësishme të vogëlushit.
“Më pyetën nëse doja të shkoja në Britani të shikoja nipin tim kur pagëzohej… Archie është nipi im i vogël, kështu që sigurisht që do të më kishte pëlqyer të isha atje për t`i dhënë bekimin, për t`u uruar prindërve të Archie-t shëndet dhe lumturi”, është shprehur Thomas Markle.
Komento