Mungoi në samitin në Tiranë, deputeti i PDK-së: Kurti i papërgjegjshëm! Do të na hedhë hi syve sikur sjanë prishur raportet me SHBA

1 Mars, 14:35| Përditesimi: 1 Mars, 14:41

  • Share

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, ka komentuar në Report Tv samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë,, si edhe mungesën e Albin Kurtit. Haliti thotë se kjo është një papërgjegjshmëri e Kurtit.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, deputeti i PDK-së thotë se Kurti nuk ka kohë për të humbur por duhet të përkushtohet tek marrëveshjet që janë nënshkruar për normalizimin e raporteve me Serbinë. Sipas tij, rreziku për një konflikt në Ballkan është permanent.

“Kjo nuk është hera e parë që Kurti e tregon veten të papërgjegjshëm së pari në raport me Tiranën, përderisa Tirana ka marrë dhe ka pas një angazhim permanent në të gjitha qeveritë e së kaluarës dhe së tashmes për Kosovën. Albinin unë nuk e kuptoj tamam, duhet ta dijë që gjërat zhvillohen aty ku është vendi dhe jo duke u larguar në BELFAST në një konferencë koti. Koha për konferenca është e kufizuar qoftë për Albinin qoftë për presidenten e Kosovës. Ata kanë detyrimet në përputhje me marrëveshjet që janë nënshkruar dhe duhet të veprojnë. Edhe në luftë kur janë shtet takohen dhe bisedojnë për të zgjidh problemet. Ne s’kemi ndoshta probleme të Ukrainës kemi pas të ngjashme, rreziku është permanent për Ballkanin, por kjo që deklarohet që Kosova është në rrezik. Besoj se rreziku është në Republikën Srpska sepse synimi i Rusisë për të destabilizu Ballkanin është aty ku ka mbështetje”, tha Haliti.

Sa i takon raporteve të Kurtit me SHBA-në, deputeti i PDK-së thotë se po përpiqet që të hedhë hi syve sikur nuk janë prishur marrëdhëniet.

“E dimë se ca qëndrimi ka mbajtur në raport me ambasadorin e SHBA, sekretarin e Shtetit dhe SHBA. Do me na hedh hi syve se ne s’jemi prish me Amerikën. Ne s’jemi rrahur me to, nuk janë në pozicion me na dënuar se ne jemi fëmija i tyre. Por do duhej në ca raporte me qenë i kujdesshëm”, tha ai.

Samitin për planin e rritjes ekonomike në Tiranë e konsideron të rëndësishëm për të gjithë rajonin.

“Samiti BE-Ballkani është edhe më i rëndësishëm për në të gjithë sepse edhe vendet e rajonit, por edhe BE e pëlqejnë Tiranën si vend shumë atraktiv, me siguroi të nivelit të lartë, me orientim properëndimor. Çdo shqiptar edhe opozita duhet të jenë krenar me këto zhvillime”, theksoi Haliti.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?