Mungoi në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, opozita ‘kryqëzon’ Kurtin: Idhnak, po na prish punë

29 Shkurt, 14:04| Përditesimi: 1 Mars, 08:06

  • Share

Mungesa e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë u kritikua nga opozita në Kosovë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi akuzoi Kurtin për papërgjegjshmëri dhe ikje nga detyrimet si kreu i qeverisë ku vendin e kishte mes liderëve të rajonit dhe jo  në ligjërata boshe e pa ndikim që zgjodhi të bëjë në shkollat e Irlandës.

Krasniqi e quan Kurtin ‘idhnak’, që vuan nga kompleksi i inferioritetit i cili nuk do të arrijë të thellojë as raportet mbarë-shqiptare jo më ato rajonale dhe evropiane.

Me këtë shmangie të Kurtit Kosova,- thotë Memli Kransiqi, nuk do të përfitojë as investime dhe as nuk do t’i hiqen sanksionet aktuale që i ka vendosur BE.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?