Arben Cuko

Kronikë

Mungoi një prej të pandehurve/ Shtyhet seanca ndaj Arben Cukos

1 Korrik 2019, 10:40| Përditesimi: 1 Korrik 2019, 10:44

  • Share

Shtyhet seanca e parë  ndaj ish-kreut të burgjeve Arben Cuko dhe katër të tjerëve Qerim Mushës, Olsi Karagjozit, Artur Ballës dhe Denis Llaftiut.

Gazetari i Report tv Arsen Rusta raporton se seanca ndaj Cukos u shty për shkak se mungonte një prej të pandehurve, ndërsa vetë Cuko ishte i pranishëm në seancë.

Cuko ra në prangat e policisë në kuadër të operacionit "VOL-VO4" në 18 tetor të vitit të kaluar. Emri i ti tij doli në përgjimet e grupit Avdylaj.

Çuko akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro.Aktualisht Cuko ndodhet në arrest shtëpie

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?