Arben Çekaj dhe avokati Maks Haxhia

Mungoi pa arsye duke zvarritur procesin ndaj Arbër Çekajt, gjykata gjobit me 5 mijë lekë avokatin Maks Haxhia

7 Korrik 2020, 12:54| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 13:10

  • Share

Gjykata ka gjobitur me 5 mijë lekë avokatin Maks Haxhia pasi mungoi pa shkak në seancë duke zvarritur procesin ndaj Arben Çekajt, i arrestuar për 613 kg kokainë në kontenierin me banane që vinte nga Kolumbia.

Sot ishte parashikuar seanca për Çekajn, por u shty për shkak të mungesës së avokatit, Maks Haxhiaj.

Në shkurt të dy viteve më parë në një operacion me Doganat, Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtar në kontenierin me banane që vinte nga Kolumbia për llogari të “Arbër Garden” u sekuestruan 613 kg kokainë. Pronari i kompanisë Çekaj u arratis në Gjermani ku kërkoi edhe azil, por u ekstradua drejt Shqipërisë pak muaj më parë për të përballuar me drejtësinë shqiptare, ndërsa sot u dha vendimi për masën e dënimit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 21 vite burg për Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë "Arbi Garden" , por duke qenë se gjykimi ishte i shkurtuar, nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për 21 vite burg, Çekaj do të vuajë vetëm 14, pasi ulet 1/3. Për shoferin Armando Pezakun u kërkuan 13 vite burg (me gjykim të shkurtuar 8.8 vite), ndërsa për menaxherin e kompanisë Donaldo Lushaj u kërkuan 14 vite, me gjykim të shkurtuar 10.8 vite, gjithmonë nëse pranohet kjo masë dënimi nga gjykata.

Komento

Komente

  • Avokati i korruptuar: 07/07/2020 15:16

    Gjykata dënon sa për sy e faqe, për të thënë që ja e dënuam se maksi nuk paraqitet,nuk na e fusni dot, jeni të korruptuar si maksi dhe gjykata keni rënë në kompromis, gjobë 5 mijë lekë hahahahaha. vetem avokatët dalin të fituar në 30 vjet korrupsion kësi soj avokati korruptuan çdo institucion në Shqipëri dhe nuk ju ndodh gjë..

    Përgjigju
  • Hajt mi: 07/07/2020 14:32

    Kur I Ben keto manovra KRYETARI I dhomes se avokatise, ca te presesh nga ky qe predikon drejtesi

    Përgjigju
  • Ilir: 07/07/2020 14:11

    Bo bo, cfare i paskeni bo!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?