Mungojnë 10-15 mijë nxënës në ditë/ Drejtoresha e MASR: 8 mësues me COVID të shtruar në spital

16 Nëntor 2020, 16:42| Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 16:49

  • Share

Në më tepër se 8 muaj epidemi në vendin tonë, covid-19 u ka marrë jetën 7 arsimtarëve të cilët nuk kanë mundur t’u bëjnë ballë betejës me virusin.

Drejtoresha e politikave për arsimin, Zamira Gjini thotw për Report Tv se aktualisht janë 8 mësues të shtruar në spital për shkak të infektimit me koronavirus.

“Ne informohemi çdo ditë, sipas të gjithë strukturave, shkollë, zyrë arsimore, drejtori e përgjithshme dhe ministri se çfarë ndodhë, sa është numri i mësuesve të infektuarve apo që janë në spital. Sot janë 8 mësues në spital të cilët po ndiqen në kushtet e spitalit. Numri i mësuesve që infektohen apo që nuk paraqiten në shkollë ndryshon nga dita në ditë”-u shpreh Zamira Gjini.

Sa u përket mungesave, që prej fillimit të vitit të ri shkollor më 14 shtator, mesatarisht  në një ditë mungojnë 10-15 mijë nxënës në të gjithë vendin për shkaqe të ndryshme, numër ky që është thuajse i njëjtë me periudhën e një vitit më parë.

Gjini shpjegon se deri më tani nuk ka asnjë situatë që të ndikojë mbylljen e shkollave, por pavarësisht kësaj ministria e arsimit ka gati skenarin për  mësimin online.

“Ne nuk kemi një situatë të tillë deri sot që të themi që shkollat do të mbyllen pasi janë strukturat shëndetësore që do të vendosin për këtë gjë. E rëndësishme për ne është që edhe nëse do të krijohet kjo situatë kemi gati një skenar që mësimi do të zhvillohet online me një platformë unike për të gjitha shkollat,  për të gjithë nxënësit dhe mësuesit. Ka filluar trajnimi për mësuesit lidhur me këtë platformë online”- tha Gjini.

E rëndësishme thotë Gjini është që të mos krijohet panik dhe të zbatohen të gjithë rregullat që të mos kemi përhapje të virusit.

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?