Agim Kajmaku

Kronikë

Mungon avokati, shtyhet seanca për Agim Kajmakun

1 Qershor 2020, 14:48| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 14:53

  • Share

TIRANË- Gjykata e Tiranës shtyu për në 4 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Shkak i shtyrjes ishte mosparaqitja e avokatit mbrojtës të Kajmakut.

Ish-kryebashkiaku po gjykohet në mungesë për akuzat e “falsifikimit të formularëve”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “kryerje e funksionit pas dhënies fund të tij”.  Kajmaku vijon të jetë në kërkim prej nëntorit të vitit të kaluar, për shkak se akuzohet se vijoi detyrën si kryebashkiak edhe pasi KQZ e shkarkoi. Shkarkimi i Kajmakut erdhi pasi kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit dënim në Greqi në vitin 2003, i cili u denoncua fillimisht nga PD. Ai erdhi në krye të bashkisë Vorës nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit aty ku garoi i vetëm për postin e kryebashkiakut.

Të bashkëpandehura me Kajmakun janë dhe Merita Shytko e Irma Bylyku të akuzuara për “falsifikim dokumentesh” dhe Mirjeta Mema për “shpërdorim të detyrës”.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?