Analisti Ben Andoni foli në Studio Live për Arbër Hitajn në Report Tv. Lidhur me skandalin tek Onkologjiku me mjekët që luanin me jetët e pacientëve duke i orientuar ne klinikat private, Andoni thotë se mungon ekuipazhi i duhur i mjekëve në spitalet publike.
'Mjekët duhet të kenë një trajtim të veçantë për punën që bëjnë. Disa spitale në vend lënë për të dëshiruar. Edhe tek Trauma, problematika është e hapur. Mungon ekuipazhi i duhur i mjekëve. Mungon trajtimi financiar. Për një pjesë të mjekëve ka shteruar parimi i humanizmit. Një familje kur gjendet përballë problematikave të tilla duhet të shpenzoj mbi 20% të të ardhurave. Vendi jonë është përballë një situate të vështirë. Po nuk punove me një logjikë të mirë menaxheriale, probleme do ketë në vijim.'
Më tej lidhur me Komisionet parlamentare që hetojnë këto skandale, Andoni thekson se ato nuk nxjerri gjë në dritë por më tepër janë për konsum retorike.
'Komisionet në parlament janë më shumë retorikë se sa një sens për të shkuar përtej problematikave. Por merren me çështje që do dalin me dy raporte dhe të dyja do kundërshtojnë njëra tjetrën. Nuk kam premisë nga autoritetet për të shkuar thellë. Korrupsioni ka përfshirë aq shumë njerëz saqë e pamundur të ndryshosh realisht. Kur dalin problematika dalin zinxhir në spitale të ndryshme. Ka individë që kanë parime humanizmi por zëri i tyre shuhet. Qeveria Rama në mandatin e tretë ka dështuar sa i përket sistemit të shëndetësisë në vend. Duhet një sistem menaxherial profesional. Nëse vendos militantë, problemet do jenë të tilla.'
Së fundmi, Andoni jep edhe një koment për protestën e PD-së më 11 korrik.
'Nëse kauza do jetë për lirimin e zotit Berisha pas këtij pakti të hapur, protesta do jetë dështim dhe do jetë hija e protestës së vitit të kaluar, por nëse kanalizohet tek korrupsioni dhe shëndetësia, mendoj thirrja e publikut do justifikohet, por nëse vazhdojnë me lirimin e zotit Berisha mendoj se nuk do ja dalin. Ai po e humb mandatin e tij, por ka akses kryesor tek PD. Po e mban peng ringritjen e saj. Ka dhe nja akord që nga 2008. PS dhe PD nuk i përfaqësojnë më shqiptarët. Duhet të toleronin me pragun.'