Mungon infrastruktura në ‘Lagjen e Re’ në Kukës, rrugët të pakalueshme! Banorët: Duhen çizme, problem mbeturinat, nuk ka kazanë

28 Janar, 15:28| Përditesimi: 28 Janar, 15:49

  • Share

E quajnë “Lagjia e Re”, por në realitet nuk duket kështu. Mjafton një ditë shi dhe bore që rrugët me gropa në këtë zonë periferike të qytetit të Kukësit, të bëhen pa kalueshme, jo vetëm për makinat por edhe për banorët.

Banorët thonë se gjatë gjithë dimrit u duhet të veshin çizmet për të lëvizur në rrugë. Më të vështirë e kanë fëmijët e shkollave dhe kopshteve që kalojnë aty çdo ditë.

“Fëmijët mezi shkojnë në shkollë. Të kopshtit. Katastrofë. Me çizme dalin fëmijët, me makina. Kryetari i bashkisë po po do e rregullojmë, por asgjë. Kemi shkuar tek ujësjellësi, por nuk ka rregulluar gjë. Banorë ka rreth 1 mijë. Shikoji fëmijët. Llac”,- tha një banor.

“E shikon vetë. Është skandal”,- u shpreh një tjetër.

Problematikë tjetër është edhe prania e madhe e mbetjeve urbane brenda lagjes për shkak te mungesës së kazanëve të mbeturinave.

“Normale nuk është. Kazanët duhet me i vendos.. Nuk është si në qytet, i rregullt. Duhet me ndërhy bashkia”,- tha një banor.

Në ”Lagjen e Re” në qytetin e Kukësit jetojnë më shumë se 1000 banorë, ndërsa prej vitesh, ary nuk është bërë asnjë investim për përmirësimin e infrastrukturës nga bashkia.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?