Pas një viti të vështirë prej pandemisë COVID-19, bizneset e turizmit në Shëngjin po përballen me mungesë punonjësish. Operatorët turistik thonë se nuk kanë arritur të plotësojnë nevojat që kanë për personel, për këtë arsye i kanë kthyer sytë nga vendet e rajonit.
“Të gjitha hoteleritë, po vuajnë për personel, kemi nevojë për punonjës pasi ne nuk po gjejmë asnjë lloj personeli. Kam bërë kontratë në Pejë për me marrë punonjës sidomos për anën e kuzhinës, nuk gjen”, thotë një operator turistik në Shëngjin.
Këtë problematike që ka nisur të shfaqet vitet e fundit, bizneset në Shëngjin e lidhin me migrimin masiv të shqiptareve.
“Nuk ma merr mendja se është problemi i pagave por është edhe emigrimi sepse kanë ikur jashtë”, pohon një përfaqësues biznesi.
Por për drejtorin e shkollës profesionale "Kolin Gjoka" në Lezhë, Bardh Dedgjonaj bizneset turistike duhet të rrisin nivelin e pagave, por konfirmon gjithashtu se ka fluks kërkesash për punonjës që nuk plotësohen.
“Kam çdo ditë takime dhe telefonata nga shumë biznese, nga Shëngjini, Velipojë, Kune apo Saranda na kanë thirr për staf por me thënë të drejtën ne kemi aq nxënës që dëshirojnë të punojnë janë punësuar dhe nuk ua plotësojmë dot kërkesa. Thirrja është që të rrisin pagat se për fat të keq të rinjtë na ikin larg në vende më të zhvilluara”, tha Bardh Dedgjonaj Drejtor i Shkollës "Kolin Gjoka".
Në Shëngjin janë të shumtë punëtoret sezonal të ardhur nga vende të rajonit.
“Unë jam nga Prizreni, kemi ardhur në Shëngjin me punuar, bëjmë byrek pica. Jemi të kënaqur edhe me pagesën edhe me punuar”, pohon një punonjës nga Prizreni.
Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Tatimeve, në zonat turistike të Lezhës ushtrojnë aktivitetin 334 biznese, ndërsa numri i të punësuarve gjatë sezonit turistik shkon deri në 10 mijë persona.
Normal qe nuk ju vjen njeri me rroge 10.000 apo 15.000 leke dhe pa siguracion! Nji kohe kur nje birre kushton 500 lek te reja,dhe nji sufllaçe 600 lek,dhe nje shishe uji 0/500 ml kushton 150 lek! Dhe nje te ri e paguan 15.000 lek!pra sot nuk ka te marre per tu punsuar tek ju trektaruce te pa shpirt.
PërgjigjuNormal qe nuk vete me njeri. Pronaret e hoteleve jane shtaza. Nuk dine te sillen me turistet e jo me me personelin. Pagesat jan mizerabel. Tani keni ngel si m.... e sju vjen me njeri.
PërgjigjuPagesa mujore me zor mbulon te ushqyerit, jemi vendi me fantastik ne europ,kemi çmime me te larta se te atyre me çerekun e rroges se atyre,po hajt ma
PërgjigjuNatyrisht,nuk vjen njeri për 10.000 lekë
Përgjigju