Tirana do të presë një tjetër samit, pas atij me Ukrainën, do të zhvillojë samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri Albin Kurti nuk do jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë, thonë burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj.
Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi.
Lajmi kryesor:
BE 6 miliardë euro për Ballkanin, në Tiranë samiti për Planin e Rritjes, Varhelyi: Do të merret deri në 2027! Rama: Në qershor duam të jemi në zonën e pagesave në euro
M.Q./ReportTv.al