Mungon ngrohja, prindërit blejnë rezistenca për shkollat në Elbasan (VIDEO)

21 Janar 2021, 20:12| Përditesimi: 21 Janar 2021, 20:26

  • Share

ELBASAN- Dimri i gjeti sërish pa sistem ngrohje disa prej shkollave në qytetin e Elbasanit.

Në kushtet kur dritaret duhet të mbahen hapur prej COVID-19, klasat janë të ftohta. Vetë nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Sul Harri "thanë për mikrofonin e Report Tv se prindërit kanë blerë  rezistenca për ngrohje.

" Nuk kemi ngrohje në klasë, por një nëna e një nxënësi bleu ngrohëse për klasën", shprehet një nxënëse. 

Edhe në shkollën 9-vjeçare "Fejzulla Guranjaku" është i njëjti shqetësim.

"Çdo klasë ka blere vete ngrohëse se shkolla është e vjetër dhe s'ka sistem ngrohës", shprehen prindërit.

Kjo problematike nuk pranohet nga Zyra Vendore Arsimore. Jashtë kamerash thonë se "kemi siguruar ngrohje të alternuar për të gjitha institucionet arsimore".

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobi: 21/01/2021 22:36

    Me e bukura qendron se ne bashki kane nga 2 kondicioner per salle kurse femijet thajne. Mendo ne shkollen me te mire ne Elb cfare ndodh. Aty s'mban as rrjeti bien automatet se i kane vene vetem per ndricim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?