Është shtyrë për në datën 1 prill 2020 seanca gjyqësore, kundër Lulzim Berishës, për sa i përket sekuestrimit të automjetit të tij, tip BMV të blinduar. Gjyqi që ishte parashikuar ditën e djeshme nuk është zhvilluar për shkak të mungesës së prokurorit të çëshjtjes Ervin Kondili. Ky i fundit duhet të ishte prezent në sallën e gjyqit për të zhvilluar seancën gjyqësore në gjykatën e Posaçme të Apelimit, ku dhe po shqyrtohet kërkesa për caktimin e masës së sekuestros ndaj automjetit të Lulzim Berisha.
Në datën 3 mars 2020 gjykata e Gjykatës së Posaçme për Krime të Rënda, vendosi të verë nën sekuestro vetëm automjetin e blinduar të Berishës, ndërsa pjesa tjetër e pasurive të identifikuara nga oficerët e Operacionit Forca e Ligjit,do të vijojnë të jenë të lira pasi janë pasuri që i janë nënshtruar një herë procesit gjyqësor dhe kanë rezultuar si pasuri të ligjshme.
Pritet që në seancës e rradhës të datës 1 prill 2020, të zhvillohet masa e sigurisë në Apel, pasi vetë Lulzim Berisha është personi që ka apeluar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar heqjen e sekuestros ndaj makinës së tij të blinduar.