Mungon rruga, izolohet Zagoria e 30 monumenteve të natyrës! Banorët: Është park natyror, por turistët nuk vijnë dot

27 Tetor 2023, 15:59| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 16:06

  • Share

Zagoria, Park Natyror ka zgjuar interesin e turisteve vendas e të huaj, të cilët kërkojnë të eksplorojnë 30 monumentet e natyrës dhe të kulturës që gjenden në zonë.

Por rruga thuajse e shkatërruar bën që vizitorët të jenë të pakët ndërsa bizneset e zonës janë në prag te falimentit. Banoret janë ankuar shpesh, por siç ndodh rëndom kanë marrë vetëm premtime boshe ndërsa në prag te zgjedhjeve lokale disa arna betoni nuk e nxorën zonën nga izolimi.

“Problematikë është rruga këtu. Vetëm me makina të larta, nuk kalohet ndryshe. Rruga është shumë keq në pikë të hallin. Po nuk u bë rruga nuk vijnë turistë”, thanë ata.

40 kilometrat që lidhin Zagorinë me qytetin e Gjirokastrës përshkohen për më tepër se 3 orë me fuoristrade.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?