VIP & Spektakël

'Mungon ti pika ime e dobët', Barbana rrëqeth me fjalët për Ergi Dinin: Do jepja edhe jetën që të festonim sot sëbashku ditëlindjen tënde

15 Tetor 2022, 16:14| Përditesimi: 15 Tetor 2022, 16:16

  • Share

Barbana Dini ka prekur me një rrëfim për të vëllanë e saj, këngëtarin Ergi Dini. Kanë kaluar 6 vite nga aksidenti fatal që i mori jetën Ergi Dinit, ndërsa sot do të festonte ditëlindjen e tij të 28.

Barbana ka shkruar një dedikim prekës për vëllanë.

“Sot është ditëlindja jote engjëlli im, Ergi! Sot do jepja gjithçka, edhe jetën time, të isha duke festuar për ty, por gjithçka ndjej dhe kam është një dhimbje dhe mall që më gërryen shpirtin çdo ditë. Edhe lumturia nuk është lumturi pa ty…Nga njëra anë kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën time, nga ana tjetër nuk ka ndryshuar asgjë…mungon TI pika ime e dobët, që më “detyroi” të bëhem e fortë!”, -shkruan Barbana krahas një fotoje me Ergin.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?