Mungonte Braçe që duhet të prezantonte pr.ligjin, shtyhet Komisioni për Integrimin! Hajdari: Të paktën është online dhe s'keni pasur angari të vini në zyrë

13 Korrik 2020, 10:07| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 10:18

  • Share

TIRANË- Mungesa e zv. kryeministrit Erion Braçe, ka bërë që mbledhja e Komisionit të Integrimit të shtyhet.

Braçe duhet të prezantonte projektligjin e hartuar nga Fondi i Zhvillimit, por ai nuk ishte i pranishëm në seancë, për këtë arsye kryetarja e këtij Komisioni, Rudina Hajdari vendosi që të shtynte mbledhjen.

Me këtë vendim kanë qenë dakord deputetët nga mazhoranca dhe opozita parlamentare, të cilët ishin të pranishëm në takimin e zhvilluar online.

‘’Është bërë ftesa zv.kryeministrit për të ardhur për të bërë prezantimin. Dhe nuk është prezent sot. Kështu që besoj se qartë që të paktën kemi këtë lidhje të drejtpërdrejt online, dhe nuk keni patur angari për të ardhur në Kryesi. Por edhe për mua që kam ardhur në Kryesi dhe kam angazhime të tjera, duke respektuar institucionin dhe peshën e rëndësinë e këtij projektligji mendoj që duhet ta shtyjmë në një moment të dytë, që të kemi prezent zv.kryeministrin ose një ministër që do të mbajë përgjegjësi për këtë projektligj.’’- tha Hajdari.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?