Politikë

Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord

12 Janar, 15:48| Përditesimi: 12 Janar, 16:07

  • Share

TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë ka kursyer vetëm gjatë muajit dhjetor 8 600 euro, duke përfituar nga mungesat pa arsye të deputetëve në aktivitetet parlamentare. Sipas të dhënave të siguruara nga Report TV, 21 ligjvënës kanë munguar plot 84 ditë, duke detyruar administratën e Kuvendit tu mbajë pagat. 

Në krye të listës si deputetë që kanë neglizhuar punimet e Kuvendit gjatë dhjetorit janë persona që vijnë nga bota e biznesit.  Me 12 ditë mungesa brenda një muaji, kryeson Tatjana Piro, deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit. Ajo në tërësi mban një profil të ulët në Parlament.  Pas saj, në vend të dytë është Agron Çela, biznesmeni që u zgjodh deputet me LSI-në, dhe më pas u bashkua me Ramën. Atij i janë mbajtur 1100 euro nga paga e dhjetorit. 

E treta është Monika Kryemadhi, e cila ka munguar 11 ditë dhe gjatë këtij muaji është shfaqur më së shumti duke u përballur me drejtësinë në dyert e SPAK. 

Agron Shehaj, opozitari që ka themeluar partinë e re, “Mundësia”, ka munguar 10 ditë në Kuvend, duke sakrifikuar 1 mijë euro nga paga e tij.  Lista vazhdon me kryetarë dhe deputetë të partive të vogla, të cilët po ashtu nuk kanë treguar interes të plotë për Kuvendin: Si Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule e Lulzim Basha. 

Penalizimit nuk i ka shpëtuar as Sali Berisha, i cili edhe pse i sapokthyer nga arresti i shtëpisë, ka munguar në 3 aktivitete, dhe i janë hequr nga paga 300 euro. 

Mes atyre që neglizhuan Kuvendin gjatë dhjetorit, 19 janë nga opozita, dhe  2 vetëm janë nga mazhoranca, pasi kjo e fundit i mban më nën kontroll deputetët sepse prania dhe votat e tyre janë të domosdoshme për mbledhjet dhe vendimet e  Parlamenti. 

Në këtë listë, nuk janë llogaritur mungesat e kryeministrit Rama dhe ministrave me mandat deputeti, sepse ata paguhen nga qeveria dhe jo nga Kuvendi. 

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ajo: 12/01/2025 18:41

    Per cfare paguhen keta njeres ?cfare i sjellin popullit vetem duke u ulur ne karrige?

    Përgjigju
  • Ano: 12/01/2025 16:56

    Kjo eshte te tallesh me njerezit Dhe njerezit dhe kqs duhet te kuptojne qe mjaft me me keta kryetar partish qe skane asnje elektorat. Leket e keture plehrave ti jepen pensionisteve. Mjaft po tallen me popullin kjo politike. Tw gjith e dine qe ska parti te vogla. Por vegla qe i perdorin te medhate. Tallje ke popullin Vetem per keta minimumi duhet te hapen listat 100%

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?