Ditët e fundit të merkatos kanë gjetur një protagonist të madh dhe ai është Manchester United. Pas shumë përpjekjesh ‘djajtë’ kanë gjetur akordin për shifrën e frikshme të 100 mln eurove për transferimin e brazilianit Antony. Më herët Ajax refuzoi 80 mln euro për anësorin, ndërsa tani Antony është bërë lojtari më i shtrenjtë në histori që shihet nga kampionati holandez.
Shumë shpejt pritet që 22-vjeçari të jetë në Angli për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën, ndërsa nuk ka asnjë dyshim se marrëveshja është bërë.
Komento