Sport

M.United fiton dhe afrohet me 'Champions-in', Leicester nuk fal dhe 'shkarkon' Pellegrini-n

29 Dhjetor 2019, 10:32| Përditesimi: 29 Dhjetor 2019, 10:35

  • Share

Manchester United pas fitores në transfertë kundër Neëcastle ka marrë një tjetër tre pikësh larg shtëpisë pasi ia ka dalë me rezultatin e pastër 0-2 kundër Burnely-t, për llogari të javës së 20 të Premier League.

Goli që zhbllokoi takimin erdhi në fundin e pjesës së parë, me Martial që shfrytëzoi siç duhet një asist perfekt të Ander Perreira-s. Për të dyfishuar rezultatin dhe për të gjetur njëkohësisht edhe qetësinë Manchester United duhej të priste deri në ekstremin e lojës, pasi në të 94 Rashford nuk fali duke konretizuar një kundërsulm.

Më këtë fitore trajneri Solskjaer forcon pozitat e tij, ndërsa Manchester United gjendet vetëm 1 pikë larg zonës Champions.

Ndërkohë Leicester vijon të impresionojë pasi tre pikët i ka marrë edhe në transfertën e Londrës kundër West Ham. Dhelprat kanë fituar me rezultatin 1-2 falë golave të Ihenacho dhe Gray, ndërkohë që pas ndeshjes Ëest Ham ka shkarkuar trajnerin Manuele Pellegrini.

Pas 20 ndeshjesh Leicester renditet në vendin e dytë me 42 pikë, 10 më pak se Liverpol-i i vendit të parë dhe 4 më shumë se Manchester City i vendit të tretë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?