Sport

M.United godet në sulm, sulmuesi i Atalanta-s vjen për 80 mln euro! Shifra e frikshme që anglezët kanë shpenzuar deri më tani në merkato

30 Korrik 2023, 13:32| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 15:41

  • Share

Manchester United ka bërë një tjetër goditje big në merkato, duke siguruar sulmuesin 20-vjeçar të Atalanta-s Rasmus Hojlund. ‘Djajtë’ ishin prej ditësh në diskutime me klubin italian, por vetëm të shtunën në mbrëmje kënaqën kërkesat e tyre. Sipas mediave në Angli United do të pagujë 70 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonuesesh për të kompetuar repartin e avancuar.

Hojlund është goditja e tretë në merkato për ‘djajtë’ e Ten Hag pas Mason Mount dhe Andre Onana-s, ndërsa deri më tani kanë shpenzuar në total 179 milionë paund.

Në këtë sezon me Atalanta-n Rasmus Hojlund ka shënuar 10 gola me Atalanta-n, ndërsa me kombëtaren daneze ka gjetur gjashtë herë rrugën e rrjetës në gjashtë ndeshje të zhvilluara. Për Atalanta-n kjo është një shitje e madhe, pasi mëngjarashi u ble te Sturm Gruz për afërsisht 20 milionë euro.

Ne.k./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?