Tirana

Mural Fest/ ‘Prisja një qytet të degraduar, por e kisha gabim’, artisti i njohur grek rrëfen impresionet nga Tirana

5 Tetor 2021, 20:10| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 20:13

  • Share

TIRANË- “Prisja që të gjeja një qytet të degraduar, por e kisha gabim”. Kështu e nis rrëfimin e tij artisti i njohur grek i njohur si Same 84, i cili ishte një nga pjesëmarrësit e Mural Fest 2021 në Tiranë.

I konsideruar si një artistët më me perspektivë në Greqi, Same 84 thekson se në muralet e tij frymëzohet nga përditshmëria, çka është munduar që ta pasqyrojë edhe në veprën e realizuar në Tiranë që ka tërhequr që në ditët e para vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve të huaj.

“Nuk kisha një pamje të qartë se çfarë bëhej në Tiranë. Prisja që të gjeja një qytet të degraduar.

Më falni për këtë, por e kisha gabim.

Përshtypja ime e parë sapo shkela ishte shumë pozitive.

Arti im konsiderohet POP dhe unë frymëzohem nga përditshmëria ime.

Shoh diçka shumë të bukur, e marr dhe e vendos tek punimet e mia.

Gjatë vizitës sime në Tiranë, ciceroni që na shoqëronte na tregoi disa zona tepër interesante për tu vizituar. Pas muzeut ajo që na vizitoi ishte Kalaja e cila ka marrë pamje tepër të bukur duke rrezatuar kontraste shumë të mëdha, me pamje magjepse dhe magjike. Gjë të cilën nuk e kemi parë në Athinë”, tregon artisti grek.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?