Maria-Rosa Szychowska është artistja polake që po realizon muralen në fasadën e pikës kufitare të Kapshticës duke i dhënë imazhin e bukur të diellit dhe luleve.
Puna e artistes polake është sa e bukur aq edhe një gjetje tejet e veçantë pasi jo vetëm kjo pikë por edhe Qafë Thana do të shëndrrohrn së shpejti në një imazh që sjell një panoramë fantastike ngjyrash kuruar me detaje.
Maria Rosa Szychovska: Jam nga Polonia, jam rritur në Kanada dhe jetoj në Australi. Është hera e parë që vij këtu, e adhuroj shumë këtë vend.
Është pak më ndryshe nga çfarë bëj zakonisht pasi unë pikturoj më shumë portrete por përdor shumë ngjyra për të qëndruar në një pamje realistike. Ideja ishte që të sillja natyrën tek një vend urbanistik.
Më ishte kerkuar që të bëja dicka në lidhje me natyrën dhe keshtu veprova. Përfshiva natyrën por me shumë ngjyra. Muralja është një gjë që njerezit terhiqen kur e shohin, dçcka e lumtur dhe e qetë pa ndonje kuptim te fshehur
Unë merrem me këtë profesion prej rreth 10 vitesh. Duket shumë e thjeshtë por ka shumë vështirësi. Ndonjëherë ke të bësh me një mot shume të nxehtë dhe ndoshta dhe me shi. Gjithashtu duhet të punoj në një lartësi të madhe dhe duhet të ngre dhe pesha te renda kështu që duhet te jem ne nje formë të duhur. Pas Kapshticës kam për të bërë dhe një pikturë në Qafë Thanë.”
Artistja polake ka një eksperience 10 vjecare dhe ka lënë gjurmë me punën e saj në si në Australi ashtu dhe në Kanada. Ajo shpjegon se janë mbi 150 murale që kanë rijetëzuar lagje apo fasada të ndryshme objektesh.
Puna në Kapshticë është drejt fundit ndaj artistja polake do të zhvendoset në Qafë Thanë. Muralet financohen nga “Mural Fest Tirana” dhe projekti pritet të vazhdojë në pikat e tjera kufitare të vendit me angazhimin e disa artistëve.