Vendi ku ndodhi ngjarja ne Pogradec

Kronikë

Muri i kabinës elektrike i mori jetën punonjësit të OSHEE-së, arrestohet inxhinieri në Pogradec

31 Tetor 2019, 21:23| Përditesimi: 31 Tetor 2019, 21:26

  • Share

POGRADEC-Disa orë pas vdekjes së specialistit të OSHEE-së paraditen e sotme, është arrestuar nga policia inxhinieri mbikqyrës i kompanisë që kryente punime në kabinën elektrike, në të cilën si pasojë e rrëzimit të murit humbi jetën Paulin Mexhaj, 40 vjeç banues në Tiranë.

Sipas policisë, inxhinieri E.Ç. 37 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar me akuzën e "Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë".

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se inxhinieri pranë një kompanie nënkontraktore e cila po kryente punimet në kabinën elektrike, nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik pasi gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Nr.5 në Pogradec.

Komento

Komente

  • Patr: 01/11/2019 07:34

    U prehsh nfaqe Paulin , gjynah te shkosh ne kyt mosh nje njeri si ty

    Përgjigju
  • Kafsha: 31/10/2019 22:57

    Lereni artikullin dhe shikoni foton, sikur je në Kandahár!

    Përgjigju
    • Irina: 31/10/2019 23:42

      Shemti e gjalle!

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?