Borussia Dortmund fitoi dje 1-0 kundër PSG-së në shtëpi, ndeshje kjo që vlente gjysmëfinalen e tyre të parë në Champions League, me duelin e kthimit që zhvillohet të martën në Paris dhe do vendoset finalisti i parë i këtij sezoni në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë.
Përtej spektaklit në fushë, ai i tribunave kishte nisur më herët. 'Lumi verdhezi' i tifozëve të Dortmund vërshoi për në "Iduna Park", me vendasit që dhuruan spektakël. "Muri i Verdhë" përherë ka surprizuar, teksa dje atmosfera në stadium ishte fantastike.
Të dyja tribunat pas porte ishin me ngjyrë të verdhë, teksa tifozët nuk u ndalën për 90 minuta. Me 81.365 vende, në impiant ishin vetëm 3 mijë tifozë të PSG-së dhe pjesa tjetër kontribuoi në suksesin e vendasve.
borussia dortmund - psg, yellow wall, ultras, champions league pic.twitter.com/zraUUhyqPc
— News video (@Newsvideo13) May 2, 2024