Foto ilustruese e murit

‘Muri’ që ndau dhe bashkoi SHBA-në dhe Meksinën

22 Janar 2021, 17:37| Përditesimi: 22 Janar 2021, 17:44

  • Share

Ndërsa një mur zakonisht projektohet për të mbajtur njerëzit larg, ky instalacion arriti të bashkonte njerëzit në të dy anët e kufirit Meksikë-SHBA-së.

Instalacioni i quajtur Teeter Totter ka fituar çmimin “Dizajni i vitit” 2020 në një konkurs që drejtohet nga Muzeu i Dizajnit në Londër.

Shilarset e vendosura përmes murit krijojnë një lidhje mes dy vendeve.

Ato u instaluan nga Ronald Rael dhe Virginia San Fratello në zonën Anapra në Ciudad Juarez në Meksikë. Edhe pse ishin në vend vetëm për 20 minuta, pamjet video të njerëzve duke i përdorur ato u bënë virale.

Krijuesit kanë punuar 10 vite për këtë projekt dhe thanë se donin të flisnin në lidhje me situatën e kufirit por përmes një mënyre humoristike.

"Muri Teeter-Totter inkurajoi mënyra të reja të lidhjes njerëzore. Mbetet një gjë krijuese dhe prekëse se si qeniet njerëzore mund të kapërcejnë pengesat", tha Tim Marlow, shefi ekzekutiv dhe drejtori i Muzeut të Dizajnit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?