Sekuestrohen 82 mijë euro në Muriqan, po futeshin në Shqipëri me autobus, 2 në pranga! Pronari i mjetit, në shkurt u kap me 48 mijë € të tjera të padeklaruara

29 Shtator 2023, 11:37| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 11:57

  • Share

MURIQAN- Pronari dhe shoferi i një autobusi janë vënë në pranga pasi tentuan të fusnin në Shqipëri 82 mijë euro të padeklaruara. Arrestimi i tyre u bën në Muriqan ndërsa nën hetim janë 2 shoferët zëvendësues të autobusit.

Paratë ishin fshehur në një çantë në kroskotin e autobusit. Shuma e parave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Pronari i autobusit, Rando Aliu nuk është emër i panjohur për ‘blutë’.

Në shkurt të këtij viti, ai u kap me 48 mijë euro të fshehura po në autobus. Edhe aso kohe, ai u kap në pikën kufitare të Muriqanit nga policia por u procedua në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nolan: 29/09/2023 12:45

    Vetem republika Albananeve i kontrollon ne hyrje per leke se ka frik te vijne leke. Anglia, Europa etj te kontrollojn vetem ne dalje per leke. Po ke per te futur fut sa te duash thone per te nxjerr nuk duan.

    Përgjigju
  • A. N.: 29/09/2023 12:42

    Sa me shume thase qe futen me Euro aq me shume forcohet Leku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?