Kanabisi i sekuestruar nga policia në Muriqan

Kronikë

Muriqan/ Shqiptari nga Kosova po largohej drejt Malit të Zi me hashash në makinë, i vihen prangat në kufi! I bllokohet edhe makina

21 Gusht, 12:31| Përditesimi: 21 Gusht, 12:36

  • Share

Shkodër- Tentoi të dilte nga Shqipëria me pako kanabisi me vete, arrestohet në kufi 23-vjeçari.   

 Policia Kufitare e Muriqanit në Shkodër bëri me dije se kaloi për kontroll një mjet që tashmë është bllokuar si provë materiale, me të cilin po udhëtonte një i ri.

I ndaluari është A. E., banues në Kosovë, të cilit iu sekuestrua edhe sasia e vogël e lëndës narkotike.

“Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi, një sasi lënde të dyshuar  narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, shtetasi A. E., 23 vjeç, banues në Kosovë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “trafikimi i narkotikëve””, tha policia vendore. 

Pas veprimeve paraprake, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?