PKK Muriqan

Muriqan/ Tentoi të kaloi kufirin me një sasi kanabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari

18 Maj, 13:51| Përditesimi: 18 Maj, 14:05

  • Share

MURIQAN - Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia në pikën kufitare të Muriqanit, pasi u kap me një sasi lënde narkotike me vete teksa po tentonte të kalonte kufirin.

Automjeti i V.T., 34 vjeç, banues në Malësi të Madhe, u ndalua për kontroll në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Pas kontrollit atij iu gjet një sasi kanabisi e ndarë në 3 qese të vogla.

'Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Shkodër, vuri në pranga shtetasin V. T., 34 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 3 qese të vogla.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Policia sekuestroi lëndën narkotike, automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?