Foto Ilustruese

Kronikë

Muriqan/ Tentoi të kalonte kufirin, vihet në pranga 41- vjeçari, i shpallur në kërkim për vjedhje

12 Prill, 14:22| Përditesimi: 12 Prill, 14:31

  • Share

Një 41- vjeçar është arrestuar sot nga Policia Kufitare në PKK Muriqan, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Elbasan për veprën penale “Vjedhja”.

Sipas policisë, 41 vjeçari me inicialet F.Ll dyshohet se më 21 mars 2025 ka vjedhur materiale të ndryshme në një magazinë në lagjen Kongresi i Elbasanit. 

'Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin F. Ll., 41 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 21.03.2025 ka vjedhur disa materiale të ndryshme në një magazine,  në lagjen Kongresi Elbasanit. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Elbasan', njoftoi sot policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?