Muriqan

Muriqan/ Tentuan të dilnin nga Shqipëria me lëndë narkotike! Në pranga 3 persona nga Kosova

26 Gusht, 11:20| Përditesimi: 26 Gusht, 14:52

  • Share

3 persona nga Kosova janë vënë në pranga ditën e sotme në Muriqan, pasi tentuan që të dilnin nga Shqipëria me lëndë narkotike kabanis sativa.

Policia bënë me dije se, në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me drejtues shtetasin K. H. dhe me pasagjerë shtetasit L. Sh. dhe F. S..

Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike cannabis sativa, automjetin me të cilin lëviznin të arrestuarit dhe 3 celularët e tyre.

“Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve kosovarë L. Sh., 20 vjeç,  K. H., 20 vjeç dhe F. S., 20 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?