Muriqi dhe Lazio e kryer, Tare kalon 20 mln euro në llogari të Fenerbahche-s

6 Shtator 2020, 15:55| Përditesimi: 6 Shtator 2020, 15:56

  • Share

Vedat Muriqi, sulmuesi 26-vjeçar i Kosovës, është futbollisti më i ri i Lazio-s. Sipas mediave turke dhe atyre italiane më në fund ka tym të bardhë mes klubit italian dhe Fenerbahche-s, në bazë të 17 mln eurove plus 1.5 në foëmë bonusesh.

Impakt dhe dëshirë të madhe për këtë transferim ka patur Igli Tare, i cili me lojtarin ka firmosur kontratë 5-vjeçare me 2 mln euro pagë neto në sezon, pa përfshirë bonuset.

Fenerbahche ka mbajtur edhe 5% të kartonit në rast se Muriqi shihet në të ardhmen. Të hënën ai do të jetë në Romë për vizitat mjekësore dhe më pas firmën në kontratë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?