Protagonist në barazimin e skuadrës së tij Mallorca ndaj Elche ka qënë Muriqi që megjithatë shënoi dhe ngjitet në kuotën e katër golave në La Liga.
Në La Liga sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi ka qënë protagonist absolut në barazimin e skuadrës së tij Mallorca ndaj Elche. Penallti e humbur, penallti e kthyer në gol dhe në fund karton i kuq. Elche Mallorca u mbyll 1-1 ku Muriqi në minutën e 12-të humbi penallti dhe më pas vendasit kaluan në avantazh.
Në pjesën e dytë Muriqi merr përsipër ekzekutimin e një tjetër penalltie që këtë herë e kthen në gol ndërsa 5 minuta nga fundi ndëshkohet me karton të kuq pasi godet kundërshtarin. Në kuotën e 9 pikëve është skuadra ishullore në vendin e 12-të në La Liga ndërsa Muriqi ngjitet në kuotën e 4 golave të shënuar në elitën e futbollit spanjoll.
*Përgatiti Andi Kapxhiu