Muri mes Meksikës dhe SHBA/ Arrestohet ish-këshilltari i Trump! Akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash

20 Gusht 2020, 16:23| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 17:44

  • Share

Ish-këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon është akuzuar për mashtrim, gjatë fushatës për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e murit mes SHBA dhe Meksikës.

Bannon në bashkëpunim me tre persona të tjerë mashtruan qindra mijëra dhurues, duke i lidhur ata me fushatën “ne ndërtojmë murin” , fushatë e cila mblodhi 25 milion dollarë, deklaroi departamenti i Drejtësisë. 

Ndaj tyre janë ngritur dy akuza, njëra për mashtrim dhe tjetra për pastrim parash, akuza të cilat nëse vërtetohen nga Gjykata minimalisht  do  të kenë një dënim prej 20 vitesh heqje lirie.

Bannon  përfitoi të paktën 1milion $,  pjesën më të madhe të tyre i përdor për shpënzzime personale. Ai do të paraqitet në gjykatë më vonë.

Të përmendur në aktakuzë janë edhe Timothy Shea dhe Brian Kolfage një veteran i luftës në Irak dhe Andrew Badolato.

Fushata kishte për qëllim të mbledhë para për të ndihmuar Presidentin Donald Trump të përmbushte  premtimin e tij gjatë fushatës elektorale  për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën.

Në vend të kësaj, prokurorët pretendojnë se Bannon dhe ekipi i tij përfituan nga marrëveshja.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?