Kronikë

Murrizi e kallëzoi në SPAK, Panaritin shmang akuzën për lopët, flet për vaditjen: S'ka asnjë tender të tillë në Divjakë, padi qesharake

10 Gusht 2021, 13:27
  • Share

Edmond Panariti, ish ministri i Bujqësisë, ka reaguar pas padisë që deputeti i opozitës Myslim Murrizi i ka bërë në SPAK për dy tendera në Lushnje. Panariti duke shmangur tenderin në lidhje me blerjen e lopëve të marra nga Danimarka me çmim 3 fish më të lartë nga tregu, është përgjigjur vetëm për një tender atë të vaditjes me pika në Divjakë. Sipas Panariti  një tender i tillë nuk ekziston nga Ministria e Bujqësisë në këtë zonë dhe se është qesharake që të kallëzohet për një gjë që nuk ka ndodhur kurrë.

"Korrigjo shënjestrën e opozitarizmit Z. Murrizi! U njoha me padinë më unike në botë ndaj Ministrisë së Bujqësisë të kryer nga opozitari i opozitës Murrizi .Padi për diçka që nuk ka ndodhur kurrë ! Pra një padi për diçka që  nuk ekziston! Sepse nuk ka patur, dhe nuk ka tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës, siç deklaron prej kohësh paditësi opozitar i opozitës!

Nuk ka! Kjo është lehtësisht e verifikueshme, pra është qesharake të paditësh pa objekt padije. I vetmi investim madhor i realizuar në Sistemin Kombetar të Vaditjes , ka qenë ai i Bankës Botërore, i kryer për infrastrukturën e digave dhe të kanaleve të para dhe të dyta të vaditjes. Një ndër ndërhyrjet më të suksesshme në sistem. Dorëzuar me çelsa në dorë me funksione të plota vaditjeje, Bashkive përfituese që prej afër 5 vitesh .Prandaj korrigjo shënjestrën e opozitarizmit tënd zoti Murrizi!  Kaq", shkruan Panariti.


Lajmi kryesor:

Myslim Murrizi çon në SPAK Edmond Panaritin e Vojo Bregun për 2 tendera në Divjakë! Ish ministri shmang akuzën për lopët, flet për vaditjen: S'ka asnjë tender të tillë, padi qesharake


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?