Pas akuzave dhe fyerjeve personale të bëra ndaj tij nga Myslym Murrizi i zgjedhur së fundi në Këshillin Kombëtarë të PD-së ka reaguar Gazment Bardhi. Bardhi shprehet se tashmë, kushdo që ka probleme me drejtësinë, e gjen strehën tek partia e Sali Berishes, duke ju referuar hetimeve të bëra ndaj Murrizit se fshehu 60 mijë euro gjatë kohës që ishte deputet.
'Kushdo ka probleme me drejtësinë ka tashmë strehen e tij; partia e SB. Ky i fundit i jep titullin “opozitar i vërtetë”, duke mohuar vetveten dhe duke i trajtuar demokratët si njerëz pa memorie. Mos u habisni që të strehojë edhe ER dhe ta shpall “opozitar të vërtetë”.'- shkruan Bardhi.
Lajmi kryesor:
I tha se bashkoi votat me Ramën, Murrizi i përgjigjet Bardhit: Mashtrues ordiner! Reagon sërish deputeti: Kush ka probleme me drejtësinë gjen strehën te Berisha
M.Q./ReportTv.al