Tuneli i Murrizit

Murrizi ende ‘surpriza’! Prezenca e ujit vë në pikëpyetje nëse tuneli hapet brenda 2024

21 Gusht, 14:21| Përditesimi: 21 Gusht, 14:26

  • Share

Përfundimi i tunelit të Murrizit brenda këtij viti është në pikëpyetje për shkak të problemeve me gjeologjinë dhe prezencën e lartë të ujit në tunel.

Aktualisht janë betonizuar 2.4 kilometra tunel dhe po punohet për 400 metrat e tjera.

Kanë kaluar 5 vite që kur nisi puna në maj të 2019-ës për të hapur tunelin e Murrizit, dhe ecuria ka qenë e ngadaltë për shkak të rrëshqitjeve masive të dherave.

Tuneli i Murrizit është i gjatë 3.8 kilometra, dhe me hapjen e tij pritet që distanca mes Tiranës e Dibrës të jetë vetëm 2 orë.

Punimet për ndërtimin e 69 kilometrave të rrugës së Arbrit e cila është hapur pjesërisht për kalim nisën në vitin 2019, ndërkohë që kohëzgjatja e koncesionit është 13 vite.

“Për Murrizin nuk mund të japim afate kohore, pasi prezenca e ujit vazhdon, kjo gjeologji është e paparashikueshme. I kemi vënë vetes disa afate që shpresojmë që ti mbajmë pasi është një akses i jashtëzakonshëm për verilindjen e vendit dhe më pas për në veri. Por shpresoj shumë që punimet të mbyllen brenda vitit 2024, me shumë gjasa puna po ecën por mund të kemi surpriza”, tha ministrja e infrastrukturës në inspektimin e punimeve këtë të mërkurë 21 gusht.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?