Seanca e sotme plenare drejtohet nga nënkryetari Myslim Murrizi.
Kjo është hera e parë që Murrizi ulet në karrigen e drejtuesit të seancës plenare në një kohë kur kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ishte në një takim me ambasadorin e BE Luigi Soreca, teksa ky i fundit i dorëzoi progres raportin me rekomandimin pozitiv për Shqipërinë për hapjen e negociatave.
Ndërkohë, që po i jepte fjalën deputetit Ralf Gjoni, Murrizi tha me sportivitet se kjo është seanca e parë që drejtohet prej tij.
“Eshte hera e parë që drejtoj seancën, ndaj po bëj një lëshim, po të lejoj nje replikë dy minuta” i ka thënë ai deputetit Ralf Gjoni, që ka kërkuar fjalën ne replikë me deputetin e PS-së, Taulant Balla.
Vetë Gjoni deklaroi se është i nderuar, që Murrizi përfaqëson opozitën në atë pozicion.
Edhe deputetja socialiste Mimi Kodheli i uroi sukses Murrizit.
"Ju uroj suksese në pozicionin tuaj fisnik", u shpreh Kodheli.
Lajmi kryesor:
Rama: Duhet të bashkojmë zërat! Opozita rrugore nuk ka vullnet për çeljen e negociatave (VIDEO)
/G.M./ReportTv.al
