Ish deputeti i PD-së dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Mylym Murrizi i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, duke folur për largimet në Partinë Demokratike, u shpreh skeptik për arsyet e paraqitura për dorëzimin e mandatit të Fation Veizaj. Sipas Murrizit ai është larguar pasi shpallur investitor strategjik nga Edi Rama në Gjirin e Lalëzit, ndërsa me ironi shtoi se pas kaq shumë muajsh u kujtua se ka krizë në Partinë Demokratike. Sa i takon situatës brenda PD-së, Murrizi u shpreh se ka prekur fundin që në vitin 2019.
‘I ke dëgjuar ndonjëherë çfarë zëri ka? Një investitor strategjik i Gjirit të Lalzit dha dorëheqjen pas disa muajsh për sherrin në PD. Kjo është qesharake! Fundin PD e ka prekur në shkurt të 2019. Alibeaj nuk është me askund, Bardhi është mëkëmbësi. Ata le të jenë sa të duan sepse shokë banke janë, janë rrogëtar! Ikur edhe një tjetër! E mban mend emrin?! Rrushaj, po se kërkove në Google se gjen. Këto që vijnë rastësisht pa u vrarë këpuca këmbën siç vijnë ikin! Kam besuar se Berisha do ta zgjidhë çështjen e grupit parlamentar. PD nga shtatori i 2021 nuk është më i tillë. Për mua do të kishin fituar nëse nuk do të ishin sjellë si arrogancë, ishte perceptuar sikur nuk rri dot më shumë në pushtet.’- u shpreh Murrizi.
Analisti Lorenc Vangjeli, i qëndron mendimit se PD-së nuk ka mundur që të ngejë kokë që nga shkurti i vitit 2019, kohë edhe kur dogji mandatet.
‘Nuk e ka ngritur kokën që nga 19 shkurti 2019 kur opozita vendosi që të dezertojë nga detyra kur publiku shqiptar i kishte deleguar. Vërtetë e bëri edhe kashtë e kopra, vërtetë ka lënë një faturë që do të vazhdojë që të paguhet. Mund të shkojë edhe në një mandat tjetër të Ramës, por ka goditur rëndë themelet e sistemi. Ende nuk e kemi marrë veten. Unë mbaj mend shumë pak emra që ishin në opozitë në atë kohë të cilët i bëni kritikën këtij veprimi kriminal i cili goditi njëlloj edhe opozitën edhe maxhorancën. Fatura e aktit kriminal të shkurtit 2019 është një faturë që vazhdon të paguhet dhe nuk mbaron më 14 maj. Më 14 maj do të vazhdojmë të shohim diçka që u vërtetua në prill 2021, nuk nuk patëm një fitore të Ramës por një humbje të opozitës.’- u shpreh Vangjeli.
Analisti Lorenc Vangjeli bëri edhe një analizë të personazheve që futen në botën politike.
‘Kryesisht janë njerëz që vinin nga bota e biznesit apo njerëz që mendonin se sillini vota. Biznesmenë nuk u njihej emri por mbas mandatit ët deputeti u rritej shuma e parave në bankë. Politika është bërë gjithnjë e më e shtrenjtët. Kanë qenë për të paguar financuar në mënyrë jo legale partitë e tyre. Në një mënyrë që kur partia që ato financonin të vinte në pushtet të merrnim mbrapsht atë lloj investimi. Ka vite që ndodh kjo gjë. Janë të papërshtatshëm për atë gjë. Kjo është bërë normë. Sa për atë nuk flet askush. Të gjithë e pranojnë sepse ato që do të flasin janë ato që ftojnë këto persona. Garantojnë një rezervuar elektoral dhe vazhdojnë të qëndrojnë atje. Janë atje për arsye ekstra politike. Si të tillë, një pjesë e madhe e deputetëve në opozitë sot nga të cilët pritet që të merrte një akt politik nuk kanë të bëjnë me opozitën.’- tha Vangjeli.
Rama eshte me i miri prandaj vendi yne po merr zhvillim
PërgjigjuMe i miri se ska asnje perballe po,po qe per faje ka 1000!!
Me Ramen nuk kapeni dot ju asnje
Përgjigju