Murrizi nuk voton 5 qershorin, Stojku dhe Musai: Ne do e votojmë për hir të integrimit! Arritëm suksesin tonë, hapjen e listave

21 Korrik 2020, 20:39| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 21:11

  • Share

Opozita parlamentare ka qenë e përçarë edhe në marrëveshjen e firmosur me PS, ku Myslim Murrizi shprehet se ai ka firmosur vetëm për pikën 2 dhe 3 të hapjes së listave dhe vijimin e dialogut gjithëpërfshirës për ndryshimet kushtetuese, por jo pikën e parë për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Me një shënim në firmën e tij, ai shprehet se është kundër pikës një dhe nuk e voton atë në seancën parlamentare të 23 korrikut.

Shënimi i Myslim Murrizit në marreveshjen e firmosur

Nga ana tjetër Nimet Musai dhe Edmond Stojku thanë se janë dakordësuar me të gjitha pikat e marrëveshjes politike me PS, duke thënë se më 23 korrik do arrihen 84 votat e nevojshme për 5 qershorin, ndërsa më 30 korrik do të votojnë listat e hapura duke e cilësuar një sukses plotësimin e kërkesës së tyre.

"Po ecim drejt zhvillimeve madhore dhe të gjithë kemi dhënë atë që duhet dhe lëshim e për hir të integrimit. Atë që donim listat e hapura ne e arritëm suksesin sot", tha nimet Musai.

"Ky proces ishte pjesë e një rrugëtimi të gjatë ku para një viti i propozuam listat e hapura. Sot kemi konsensusin për të votuar 5 qershorin në 23 korrik dhe hapjen e listave në 30 korrik. Murrizi është një tjetër grup parlamentar dhe secili kryetar mban përgjegjësi për grupin e vet. Nuk është çudi që të ketë deputetë që votojnë kundër por besoj se do merren 84 votat për 23 korrik ku do votohet 5 qershori", tha Stojku


Lajmi kryesor:

Firmoset live marrëveshja mes PS e opozitës parlamentare! Më 23 korrik votohet '5 qershori', më 30 korrik hapja e listave! Rama-Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës, hajde në tryezë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?