Rasti i parë i murtajës së deleve dhe dhive është shfaqur në fshatin Shkozë të Bashkise Maliq, aty ku shërbimi veterinar ka evidentuar një tufë delesh të infektuar me këtë virus.
Pas daljes së analizave laborarike ka nisur asgjësimi i 190 krerëve, ndërsa 20 të tjera kanë ngordhur. Për shkak se fshati ndodhet në nje terren të vështirë malor, ku nuk mund të futen kamionat për ngarkimin e deleve të asgjësuara po bëhet groposja e tyre në një zonë të kontrolluar. Dyshohet se përhapja e virusit ka ardhur pasi pronari i tufës se fundmi kishte blerë disa dhi të reja, nga një zonë tjeter.
Në fshatin Shkozë pas evidentimit të rastit të parë në rrethin e Maliqit, ka mberritur për inspektim dhe kryebashkiaku Gëzim Topçiu, i cili u shpreh se në mbështetje të shërbimit veterinar është ngritur një taksë forcë e cila po monitoron rastin për të shmangur përhapjen e virusit, ndërsa janë marrë kontakte edhe me Ministrinë e Bujqësisë për të gjetur mënyra për të mbështetur fermerët e prekur.
Ndërkaq shërbimi veterinar ka zgjeruar deri në 10 km zonë ku po kryen kontrolle të shumta. Ndërsa akualisht edhe pse Shkoza është një fshat me shumë tufa delesh, nuk dyshohet të ketë raste të tjera të PPR (Peste des Petits Ruminants), ndërsa autoritetet apelojnë për ndalimin e lëvizjeve të tufave me bagëti.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë në zonën e Libohovës, Gjirokastër u shënua vatra e parë e murtajës.
Çfarë është Murtaja e Ruminantëve të Vegjël?
Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), e njohur edhe si Peste des Petits Ruminants, është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kafshët e imta, kryesisht delet dhe dhitë.
Përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë mes kafshëve, nëpërmjet: sekrecioneve nga hunda dhe sytë, jashtëqitjes, ajrit të kontaminuar në ambiente të mbyllura.
Simptomat tek kafshët e prekura përfshinë temperaturë e lartë, rrjedhje nga hundët dhe sytë, inflamacion në gojë vështirësi në frymëmarrje, diarre e fortë, dobësi, mungesë oreksi.
Komente

Blektoria eshte ne te tatepjete e thoni dhe vete disa artikuj me poshte,por keshtu nuk mund te vazhdohet, 190 krere po asgjesohen,20 kane ngordhur,kjo eshte katastrofe e falimentim per blektoret e prekur.Duket qe ministria dhe sherb.veterinar po perpiqet te ndaloje transportimin,levizjen,shitjen per konsumatorin,por duket qe nuk po u kerkon qe shitja e kafsheve mes blektoreve te behet me certifikate veterineri te detyrueshme vetem pasi te jene kontrolluar(fermeri i prekur me siper thuhet se bleu disa dhi nga nje zone tjeter,por nuk thuhet nese i kontrolloi veterineri i zones qe te jepte O.K per shitjen).Nga ana tjeter po ne nje artikull te /Shqiptares/nja dy dite me pare flitej per vaksine qe u perdorka ne Afrike.Perse ministria jone nuk e merr mundimin te sjelle vaksinen,por merret me vetem me karantina e asgjesime?!
PërgjigjuKESAJ I THONE PER. NJE PLESHT..DO DJEGIM JORGANIN...
Përgjigju