Politikë

Murtaja e bagëtive/ Partia e Lirisë: Vaksinim në të gjitha vatrat

12 Qershor, 14:33| Përditesimi: 12 Qershor, 14:49

  • Share

Partia e Lirisë kërkon vaksinim në të gjitha vatrat e raportuara për murtajën e bagëtive të imëta në veri të vendit. Sekretari për Bujqësinë në Partinë e Lirisë, Edmond Panariti tha se ministria e Bujqësisë mund ta mbulojë koston e vaksinimit me një fund prej 30 mijë eurosh.

Panariti nënvizoi se “vaksina është një vaksinë shumë e sigurt, krijon një imunitet të qëndrueshëm te kafshët e vaksinuara, të cilën ata e mbartin përjetë, aq më tepër kjo vaksinë është e certifikuar dhe prodhohet sot nga më shumë se 20 qendra botërore”.

Nga ana tjetër sipas Panaritit, duhet që të njoftohet dhe zyra e Bashkimit Europian dhe zyra Ndërkombëtare e Luftimit të Episodive në Paris.

Panariti apeloi që mos të humbet kohë duke u bazuar vetëm tek tek gjurmimi dhe te kontrolli i lëvizjes, po duhet të fillojë vaksinimi rrethor, atë parandalues dhe më pas shtrihuni dhe në zona të tjera të vendit.

Deklarata e plotë

U bë rreth dy javë që murtaja e bagëtive të imëta ka prekur Veriun e Shqipërisë dhe ekziston një rrezik i madh që kjo sëmundje shumë ngjitëse dhe me një vdekshmëri të lartë, rreth 90%, të përhapet edhe në zona të tjera të Shqipërisë.

Për fat të keq, vemë re që strategjia e crrënjosjes dhe parandalimit të kësaj sëmundje është bazuar vetëm në identifikimin dhe ndalimin e lëvizjes së bagëtive nga zonat e prekura.

Kjo nuk është e mjaftueshme, madje kjo nuk përkon as me strategjinë europiane të kontrollit të parandalimit të semundjeve.

Duhet patjetër, në mënyrë të menjëhermshme të sigurohet vaksina për të bërë fillimisht një vaksinim rrethor, rreth vatrave të infeksionit dhe pastaj kjo të shtrihet gradualisht në gjithë Veriun e Shqipërisë dhe më gjerë pastaj drejt Jugut.

Vaksina është një vaksinë shumë e sigurt, krijon një imunitet të qëndrueshëm te kafshët e vaksinuara, të cilën ata e mbartin përjetë, aq më tepër kjo vaksinë është e certëfikuar dhe prodhohet sot nga më shumë se 20 qendra botërore.

Cfarë kërkohet?

Kërkohet që Ministria e Bujqësisë ti paraqesi një kërkesë zyrtare Organizatës Botërore për Ushqimin, e cila ka një marrëveshje me Qendrën Ndërkombëtare të Referencës, për murtajën e ripërtypësve të vegjël dhe të kërkojë vaksinën që ne na nevojitet për të vaksinuar të gjithë bagëtitë tona që janë të prekura, por dhe një pjesë të tyre që janë në rrezik prekje.

Nga ana tjetër duhet që të njoftohet dhe zyra e Bashkimit Europian dhe zyra Ndërkombëtare e Luftimit të Epizodive në Paris.

Por edhe sikur mos kemi reagim nga këto qendra, që unë jam i sigurt që do të kemi reagim dhe ata do na ofrojnë gjithë asistencën e duhur,  edhe sikur qeverisë shqiptare do ti duhet ta blejë këtë vaksinë në tregun e lirë nga qendrat e autorizuara të referencës, 100 dozë vaksinë kushtojnë vetëm 3 Euro, pra me 30 mijë euro mbulohen të gjitha nevojat e blegtorisë me këtë vaksinë dhe shpëtohet kjo pasuri Kombëtare nga rreziku i asgjesimit, nga një sëmundje jashtëzakonisht e rrezikshme.

Prandaj apeli është sa më parë, mos humbni kohë të vyer duke u bazuar vetëm tek gjurmimi dhe te kontrolli i lëvizjes, sepse kafshët nuk lëvizin në rrugë kombëtare, por lëvizin edhe në mal, në fushë  dhe në bjeshkë, prandaj menjëherë siguroni vaksinën, filloni vaksinimin rrethor, atë parandalues dhe më pas shtrihuni dhe në zona të tjera të vendit.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?