Sociale

Murtaja e bagëtive, Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar i Kukësit: Kemi dyfishuar punën për informimin dhe sensibilizimin e fermerëve

9 Qershor, 11:25| Përditesimi: 9 Qershor, 12:06

  • Share

Pas rasteve të konfirmuara të murtajës së bagëtive të imëta në zonën e Postribës dhe ndalimit të importit të deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi nga autoritetet kosovare, Shërbimi Veterinar i qarkut Kukës ka shtuar ndjeshëm kontaktet me fermerët për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Bajram Peposhi, përgjegjës i Shërbimit Veterinar në Kukës, bën të ditur se është dyfishuar puna e 35 veterinerëve që operojnë në qark, të cilët janë angazhuar në informimin dhe sensibilizimin e fermerëve mbi rrezikun dhe mënyrat e mbrojtjes nga murtaja.

Edhe pse deri tani nuk janë evidentuar raste të sëmundjes në fermat e Kukësit, autoritetet veterinare theksojnë se rreziku është i lartë, për shkak të afërsisë me kufirin kosovar dhe lëvizjes së lirë të bagëtive në zonat alpine gjatë verës.

“Në Postribë është e vetmja vatër në vend. Por për shkak se ne jemi zonë me rrisk shërbimi veterianar duhet të jetë në terren, të kontaktojnë me fermerët për të parandaluar rrezikun e prekjes.

Fermërt janë mdërgjegjëuar se tufat e tyre nuk duhen të kalojnë apo të kenë kontakt me tufa të tjera. Mos shkoni në kullota të përbashkëta pasi kjo mund është një arsye e përhapjes së sëmundjes. Veterianrët tanë janë në terren, madje është dyfishuar puna për informinin e fermeërve”, tha Peposhi.

Shërbimi Veterinar u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve të kufizojnë lëvizjen e deleve dhe dhive, të zbatojnë masat e higjienës dhe të informojnë menjëherë për çdo shenjë klinike të sëmundjes.

Sipas autoriteteve, murtaja e ruminantëve të vegjël nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk përbën rrezik për shëndetin publik.

Në qarkun e Kukësit ndodhen rreth 45 kope themelore me gjithsej 40 mijë krerë dele dhe dhi, që përbëjnë një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë rurale në zonë.

Kujtojmë se Ferma në Postribë të Shkodrës u karantinua më 3 qershor pas ngordhjes së bagëtive të imëta. Ndërkohë, aty u morën nga Shërbimit Veterinar në Shkodër, mostra gjaku nga bagëtitë për analizim në laboratorin veterinar në Tiranë, dhe rezultatet konfirmuan rastin e parë të murtajës së bagëtive të imëta.

Çfarë është Murtaja e Ruminantëve të Vegjël?

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), e njohur edhe si Peste des Petits Ruminants, është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kafshët e imta, kryesisht delen dhe dhitë.

Përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë mes kafshëve, nëpërmjet: sekrecioneve nga hunda dhe sytë, jashtëqitjes, ajrit të kontaminuar në ambiente të mbyllura.

Simptomat tek kafshët e prekura përfshinë temperaturë e lartë, rrjedhje nga hundët dhe sytë, inflamacion në gojën vështirësi në frymëmarrje, diarre e fortë, dobësi, mungesë oreksi.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?