Politikë

Murtaja e bagëtive, Denaj në Kuvend: Situata është nën kontroll! Braçe: T'u paguajmë blegtorëve çdo dëm

26 Qershor, 14:58| Përditesimi: 26 Qershor, 16:12

  • Share

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, duke folur në seancën plenare në Kuvend për projektligjet për bimët dhe kafshët, u shpreh se ata kanë në thelb një reformë të rëndësishme që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në të gjithë zinxhirin agro-ushqimor nga fara deri në tryezë.

Sipas ministres, projektligji për bimët mbyll boshllëqet ligjore që ekzistojnë dhe vendos protokolle të sakta për monitorim, njoftim dhe reagim në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Zbatimi i këtij ligji, shtoi ministrja, përfshin të gjithë territorin e vendit dhe të gjitha llojet e bimëve nga ato të kultivuara në ferma e deri tek ato në zona urbane apo pyjore.

“Sot ky përafrim është i plotë dhe në themel ka: Forcimin  e ndjeshëm të kontrollin ndaj dëmtuesëve karantinorë dhe jokarantinorë përmes një sistemi të përmirësuar të monitorimit me bazë risku.   Vendos për herë të parë ngritjen e një ekipi emergjencash për shëndetin e bimëve, që do të reagojë menjëherë në rast zbulimi të dëmtuesëve. Rrit kapacitetet laboratorike në nivel kombëtar dhe rajonal. Krijimin e Regjistrit të Operatorëve Profesionistë, që tashmë ka identifikuar 602 subjekte, të cilët janë pjesë e sistemit të gjurmueshmërisë nga ferma në tregun shqiptar.”, u shpreh ministrja.

Duke folur për projektligjin për kafshët, ministrja u ndal edhe te situata e krijuar nga sëmundja e murtajës te bagëtia e imët në vend.

Denaj theksoi se, megjithëse Shqipëria është një nga vendet e prekur nga murtaja, dëmet në vend janë shumë më të vogla krahasuar me vendet fqinje, si Greqia dhe Rumania. Ministria u shpreh se aktualisht në vend janë identifikuar 10 qendra krize, ku po menaxhohet me kujdes përhapja e sëmundjes.

“Aktualisht, jemi në një situatë ku kemi 10 qendra të krizës, është termi që përdoret aty ku është evidentuar sëmundja e murtajës së bagëtive të imta (PPR) e njëkohësisht jemi duke menaxhuar në mënyrë shumë efektive dhe dua të falenderoj këtu dhe policinë e shtetit dhe të gjithë strukturat e doganës për të ruajtur të gjithë kufirin nga çdo hyrje e paligjshme dhe është një thirrje që i bëhet të gjithë fermerëve që të ruhet protokolli dhe njëkohësisht blerja dhe tregtimi sipas standarteve të vendosura nga Ministria Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për të cilin deri më sot kemi gati 1800 kafshë të ekzekutuara dhe situata është në kontroll, por është një situatë e cila ndikon në mënyrë të ndjeshme.”, u shpreh Denaj.

Një koment në Kuvend për murtajën e kafshëve e bëri edhe deputeti Erion Braçe, i cili deklaroi se çdo dëm i shkaktuar blegtorëve shqiptarëve nga sëmundja e murtajës që ka prekur bagëtinë e imët duhet të kompensohet nga shteti. Sipas deputetit socialist, çdo tufë duhet të zëvendësohet pasi është pasuri kombëtare.

“Është se është e përsëritur që shëndetit i kafshëve cenohet si tani. Ato tufa të zëvendësohen, dhe të zëvendësohen me para nga buxheti i shtetit, ato janë pasuri kombëtare. T’i kthejmë besimin blegtorëve te kjo punë, te puna me bagëtitë.”, u shpreh deputeti.

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lili: 26/06/2025 17:47

    Pagesen e demeve e bejne Kompanite e Siguracioneve. Brace, mos abuzo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?